Enver Hoxhaj: 28 vite më pas, emri dhe vepra e Ilirit dhe Hazirit mbeten amanet që të mos harrohet kurrë çmimi i lirisë

09 maj 2026 | 16:31

 

Ish ministri i Punëve të Jashtme, ish deputeti, Enver Hoxhaj, ka bërë homazhe pranë varrit të Heroit të Kombit, Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj, ku së bashku me familjarët e tyre ka nderuar sakrificën dhe kontributin e tyre për lirinë e Kosovës.

Përmes një postimi në “Facebook”, Hoxhaj ka theksuar se vepra dhe emri i tyre mbeten amanet për brezat që të mos harrohet kurrë çmimi i lirisë.

Postimi i plotë i tij:

Pranë varrit të Heroit të Kombit Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj, bashkë me familjarët e tyre, kujtuam me dhimbje e krenari sakrificën e njerëzve që ia hapën rrugën lirisë së Kosovës. 28 vite më pas, emri dhe vepra e Ilirit dhe Hazirit mbeten amanet për të mos harruar kurrë çmimin e lirisë. Lavdi të përjetshme!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti,tha partia e…