Demhasaj pas fotos së Kurtit me Mickoskin: Përçarësi më i madh i shqiptarëve gjithandej

10 maj 2026 | 08:46

Arton Demhasaj nga AAK-ja ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, duke e quajtur atë “përçarësi më i madh i shqiptarëve gjithandej”.

Reagimi i Demhasajt erdhi pas pjesëmarrjes së Kurtit në një tubim partiak në Maqedoninë e Veriut, ku ai u shfaq përkrah kryeministrit maqedonas, Hristijan Mickoski, në mbështetje të koalicionit shqiptar VLEN.

Në reagimin e tij, Demhasaj tha se Kurti “ka harruar” sjelljen e Mickoskit gjatë incidenteve në stadium, ku sipas tij pati thirrje kundër shqiptarëve dhe për zhdukjen e tyre, ndërsa Mickoski “vetëm qeshte dhe nuk reagoi fare”.

“Kumbarët e koalicionit VLEN!
Paska harruar kryeministri në detyrë se në stadium, kur maqedonasit bënin thirrje kundër shqiptarëve dhe për zhdukjen e tyre, Mickoski ishte aty – vetëm qeshte dhe nuk reagoi fare!
E rëndë kur buzëqesh me njeriun që e ka luftë të përditshme gjuhën shqipe në Maqedoni. Përnjëmend e rëndë, tragjedi në vete. Do të mbahesh mend si përçarësi më i madh i shqiptarëve gjithandej! Mos lësho pe, kryeministër!”, ka shkruar Demhasaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhiroja e 33-të e Superligës së Kosovës në futboll vjen…