Ndërron jetë në QKUK personi i aksidentuar me motoçikletë në Pejë
10 maj 2026
| 12:53
Ka vdekur personi i cili ishte vetaksidentuar me motoçikletë më 3 maj në Pejë në rrugën “Perandori Justinian”.
Ai ishte dërguar për trajtim në QKUK për shkak të lëndimeve të rënda.
Lajmin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
“Ai ishte dërguar në QKUK për shkak të lëndimeve të rënda dhe sot pas një jave ka ndërruar jetë. Trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion në IML. Rasti po hetohet”, ka thënë Gashi.



