Ylli i Interit ndërron kombëtaren përpara Kupës së Botës 2026

10 maj 2026 | 12:46

Sulmuesi i Interit, Ange-Yoan Bonny, ka përfunduar me sukses ndërrimin e kombësisë dhe do të jetë i disponueshëm për t’u përzgjedhur nga Bregu i Fildishtë kur të shpallë skuadrën e tyre për Kupën e Botës 2026.

Kërkesa e Bonnyt të lindur në Francë për të ndryshuar kombësinë e tij futbollistike nga Franca, për të cilën luajti për ekipin U-21 dy vjet më parë, u miratua nga organi qeverisës i futbollit botëror, FIFA.

Njoftimi zyrtar për pranimin e kërkesës erdhi gjatë ditës së premte, ku ylli i Interit u prit nga ambsadaroi i Bregut të Fildishtë në Itali, me fanellën e kësaj kombëtare.

Bonny, 22 vjeç, është me prejardhje nga Bregu i Fildishtë dhe pritet të përfshihet në skuadrën prej 26 lojtarësh për Kupën e Botës 2026.

Ai ndihmoi Interin të fitonte titullin e Serie A këtë sezon, duke dëshmuar se ishte një zëvendësues i shkëlqyer për klubin italian me pesë gola në ligë.

Bregu i Fildishtë është në Grupin E të Kupës së Botës me kombëtaren e Ekuadorit, atë të Gjermanisë dhe Kuraçaon.

Bonny mund të debutojë para turneut kur vendasit e Bregut të Fildishtë do të përballen me Francën në Lens më 4 qershor në një ndeshje miqësore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona ka rastin e artë për ta fituar titullin e…