Daut Haradinaj: Mërgata në Gjermani e mobilizuar për zgjedhjet e 7 qershorit
10 maj 2026
| 18:27
Daut Haradinaj ka bërë të ditur se strukturat e AAK-së në Gjermani po përgatiten intensivisht për zgjedhjet e 7 qershorit.
Ai tha se gjatë një videokonference me degën e Shtutgartit, ka parë mobilizim dhe organizim të lartë të aktivistëve, të cilët po punojnë për regjistrimin e bashkatdhetarëve për votim.
Haradinaj falënderoi mërgatën për, siç tha, kontributin e vazhdueshëm ndaj Kosovës dhe mbështetjen për AAK-në.



