Abdixhiku: Në këtë rrugëtim jam bashkë me një grua të fortë e të pathyeshme – me Vjosa Osmanin
10 maj 2026
| 18:53
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në fjalimin në “tubimin e bashkimit” ka deklaruar se subjekti po hyn në një fazë të re me më shumë unitet dhe vendosmëri.
“Po vijmë kësaj here më të fortë, më të bashkuar, më të përkushtuar, me zemër të plotë dhe mendje të fortë… kjo është LDK-ja jonë”, tha Abdixhiku.
Teksa tha se kësaj rruge i ka hyrë së bashku me një grua të fortë dhe të pathyeshme.
“Në këtë rrugëtim jam bashkë me një grua të fortë e te pathyeshme – me Vjosa Osmanin”, tha kreu i LDK-së.
Ai tha se Kosova ka nevojë për një politikë që bashkon e nuk përçanë.
Abdixhiku tutje tha se Kosova nuk kanë nevojë për politkanë që kërkojnë përqindje për vete, por që i japin gjithçka vendin.



