Drena bëhet aksionare në njërën nga qumështoret më të vjetra në Poloni: Nis kapitulli i ri “Made in EU”
12 maj 2026
| 14:07
Pas një angazhimi disa mujor, Drenes tashmë i është besuar bashkëpunimi në cilësinë e aksionarit të dytë në njërën ndër qumështoret më të vjetra në Poloni.
Puna, përkushtimi dhe përvoja në industrinë e qumështit po e bëjnë Drenën një nga prodhuesit “Made in EU” në një prej rajoneve më të zhvilluara blegtorale në Evropë.
Ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri për brandin tonë dhe për produktet që shumë shpejt do të jenë më afër konsumatorëve europianë.
Në vazhdim do të shpalosim edhe më shumë detaje.
Ne garantojmë bashkëpunëtorët dhe konsumatorët tanë se do të vazhdojmë edhe më fuqishëm të jemi pranë jush edhe në Kosovë.
Na ndiqni në Facebook dhe LinkedIn.



