Trumpi thotë se s’ka nevojë për ndihmën e Kinës lidhur me Iranin
13 maj 2026
| 08:31
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka thënë të martën se nuk mendon se do të ketë nevojë për ndihmën e Kinës për t’i dhënë fund luftës me Iranin, edhe pse shpresat për një marrëveshje paqeje të qëndrueshme janë pakësuar dhe Teherani ka forcuar kontrollin e tij mbi Ngushticën e Hormuzit.
Përpara samitit historik Pekin me presidentin kinez, Xi Jinping , Trumpi ka thënë se nuk mendonte se do të kishte nevojë të angazhonte Xi-në për të zgjidhur konfliktin, i cili po vazhdon të bllokojë trafikun detar nëpër të cilin kalon një e pesta e furnizimit me naftë në botë.
“Nuk mendoj se kemi nevojë për ndihmë me Iranin. Do ta fitojmë në një mënyrë ose në një tjetër, në mënyrë paqësore ose ndryshe”, u ka thënë ai gazetarëve.



