Selimi kritikon Specialen që nxori pamjet e burgut ku po mbahen liderët e UÇK-së: Ndaleni këtë marrëzi
13 maj 2026
| 16:14
Ish-kryediplomati i Kosovës, Petrit Selimi, ka kritikuar Gjykata Speciale për prezantimin e pamjeve të burgut ku po mbahen na paraburgim ish-krerët e UÇK-së.
Ai ka kërkuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës që të ndalin këtë marrësi.
Selimi ka shkruar në platformën “X” se kjo gjykatë ka shkelur të drejtat themelore të krerëve të UÇK-së.
“Është burg. Ndaleni këtë marrëzi. Kam qenë disa herë duke vizituar udhëheqësit e akuzuar të çlirimit të Kosovës. Ata kanë kaluar 6 vjet në paraburgim/arrest gjatë gjykimit, ndërkohë që ju keni refuzuar çdo lirim me kusht apo arrest shtëpiak edhe kur shtete të treta kanë garantuar qëndrimin në territoret përkatëse të tyre”, ka shkruar Selimi.




