Vetëvendosja, bajraktare për kandidatë me raste penale

14 maj 2026 | 08:24

Partitë politike as kësaj radhe nuk janë kursyer që në listat e tyre zgjedhore të kenë kandidatë që në një formë apo tjetrën janë përfshirë në raste penale.

Drejtori i Institutit për Drejtësi Ehat Miftaraj thotë së LV-ja prin me numrin më të madh të këtyre kandidatëve. Sipas tij, krahasuar me vitin e kaluar partitë e tjera kanë më pak kandidatë me probleme me ligjin.

“Në theks te veçantë LVV në kuadër të listës së kandidatëve për deputet  ka një numër të madh të kandidatëve që kanë problem serioze me ligjin.  Kemi një në të madh të kandidatëve të dënuar për vepra penalë që ligjin me Rrezikim n apo pengimin e personave zyrtar mbajtja e armës  pjesëmarrja në turmë raste që janë në procedurë apo pamë persona që janë të akuzuar  për vepra penale te korrupsionit pak persona të dënuar për kanosje te gjyqtarëve apo prokurorëve. Mbi 20-30 % e listës me kandidate që janë ose në procedura ose kanë prb me ligjin është e pakuptimta dhe sot duhej të ndodhte në një vend që aspiron BE. Ka edhe në parti të tjera por marrë për bazë vitit të kaluar duket se partitë e tjera kane reflektuar dhe kane me pak raste në lista me presona që kanë prb me ligjin derisa vv ka ministra të akuzuara për vepra penale serioze të korrupsionit. Deputetë të dënuar ne shkalle të pare”, tha Miftaraj

Pas dorëzimit të listave, kandidatët do t’i nënshtrohen verifikimit në organet përkatëse të drejtësisë nëse të njëjtit plotësojnë kriteret për të kandiduar për deputetë në zgjedhjet e qershorit.

Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, avokati Hasan Shala thotë se kandidatët që kanë probleme me ligjin nuk duhet të jenë pjesë e Kuvendit.

“Ne parlamentin e Kosovës njerëzit që ligjin se kane vendin..nuk ka mundësi tjetër për ndëshkim të këtyre personave  përveç qytetarit at duhet të kenë kujdes kujt ia japin votën”, tha Shala.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, një person nuk mund të certifikohet si kandidat nëse është dënuar në tri vitet e fundit me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale, me një ose më shumë vjet burgim efektiv,  është funksionar me status të veçantë në bazë të ligjit në fuqi për Zyrtarët Publikë, si dhe nëse ka dështuar të paguajë gjobën e vënë nga PZAP-i, ose KQZ-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri një i BE-së për zgjerim, Marta Kos, do të…