KFF Dukagjini fiton për herë të dytë radhazi Kupën e Kosovës

14 maj 2026 | 11:49

Skuadra e KFF Dukagjinit nga Klina ka triumfuar për të dytin vit radhazi në Kupën e Kosovës në konkurrencën e femrave. Ashtu si edicionin e kaluar ndaj Mitrovicës, edhe këtë herë futbollistet klinase i janë gëzuar trofeut pas ekzekutimit të penalltive, duke e mposhtur kësaj radhe KFV Prishtinën, me rezultat 5:4, pasi ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve ka përfunduar baras 1:1.

Finalja ka sjell rivalitet të madh, emocione dhe luftë sportive deri në sekondat e fundit. Dukagjini ka kaluar në epërsi qysh në minutën e 4 me golin e Olsa Kuçit, duke krijuar epërsi të hershme në finale. Megjithatë, prishtinaset nuk janë dorëzuar dhe kanë arritur ta rikthejë baraspeshën në minutën e 86, kur ka realizuar i Rreze Gashi, duke e çuar sfidën në vazhdime.

Edhe gjatë 30 minutave shtesë të dy skuadrat kanë krijuar raste të mira shënimi, madje duke goditur edhe shtyllat, por pa arritur ta gjejnë golin e fitores. Në fund, fituesi është përcaktuar nga penalltitë, ku më të sakta janë treguar futbollistet e Dukagjinit, të cilat kanë triumfuar me rezultat 5:4, falë pritjes së portieres Lavdije Behrami në serinë e fundit të penalltive dhe ngritën trofeun për të dytin vit radhazi.

Pas përfundimit të ndeshjes, trofeun për kapitenen e Dukagjinit, Xhenifer Pjetri, e ka ndarë presidenti i FFK-së, Agim Ademi. Medaljet për ekipet finaliste janë ndanë nga anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, Vjollca Krasniqi, si dhe nga shefja e futbollit të femrave në FFK, Valbona Gashi Uka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Komunitetit të Bizneseve Kosovaro-Gjermano-Zvicerane, Shkelzen Jusaj, zhvilloi një…