Takim me rëndësi strategjike për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe rrjetëzimin e shqiptarëve në botë

14 maj 2026 | 11:40

Presidenti i Komunitetit të Bizneseve Kosovaro-Gjermano-Zvicerane, Shkelzen Jusaj, zhvilloi një takim pune me Shkelzen Sulejmani, nga U-SAMIL për Ballkanin, si dhe me Florim Rullani nga Oda Ekonomike Shqiptare dhe Instituti “Lidhja Shqiptaro-Europiane”.

Në kuadër të këtij takimi u diskutuan mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ekonomik, me theks të veçantë në fuqizimin e rrjetëzimit të shqiptarëve në diasporë, promovimin e partneriteteve strategjike dhe krijimin e platformave të përbashkëta për zhvillim ekonomik, investime dhe avancim profesional.

Bashkëbisedimi u përqendrua gjithashtu në rëndësinë e koordinimit ndërmjet organizatave dhe komuniteteve shqiptare në Evropë dhe më gjerë, me synim unifikimin e potencialit shqiptar në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe rritjes së prezencës së bizneseve shqiptare në tregjet ndërkombëtare.

Ky takim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit dhe ndërtimit të urave të reja lidhëse ndërmjet institucioneve, bizneseve dhe diasporës shqiptare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të shënimit jubilar të 80-vjetorit të themelimit të…