Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader

14 maj 2026 | 21:17

ndarë nga jeta profesori i shquar, albanologu, studiuesi, miku dhe njohësi i madh zviceran i shqiptarëve, Prof. Dr. Basil Schader. Ai do të mbahet mend për punën e frytshme që ka bërë në studimet shqiptare dhe në mbarëvajtjen e mësimit plotësues në gjuhën shqipe, në Zvicër.

Prof. Dr. Basil Schader ishte gjermanist, albanolog, didaktik gjuhësor dhe autor zviceran. Është autor i botimeve shkencore, i materialeve mësimore, i manualeve didaktike, i teksteve artistike dhe përkthyes letrar nga shqipja. Në mesin e komunitetit shqiptar të Zvicrës ai njihet më shumë për ndihmesën e madhe që përgjatë viteve ka dhënë në përpilimin e teksteve për mësimin e gjuhës shqipe në kuadrin e mësimit plotësues të shqipes, në Zvicër, raporton albinfo.ch.

Deri në pensionimin e tij, Dr. Schader ka punuar në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Cyrihut ku ai ka drejtuar sektorin e gjermanishtes si gjuhë e dytë.

Profesori Schader, duke qenë i doktoruar edhe në albanologji, në Universitetin e Tiranës është mbase zvicerani i vetëm që është marrë profesionalisht me studimin e shqipes, gjegjësisht me ndërveprimin e gjuhës shqipe me atë gjermane. Ai është autor i veprës studimore “Albanischsprachige Kinder und Jugendliche in der Schweiz. Hintergründe, schul- und sprachbezogene Untersuchungen”, (Fëmijët dhe të rinjtë shqipfolës në Zvicër. Studime në lidhje me sfondin, shkollën dhe gjuhën).

albinfo.ch ka pasur komunikim të rregullt me profesorin, të cilin e ka intervistuar disa herë ose e ka konsultuar lidhur me çështje nga fushëveprimtaria e tij, që lidheshin ehde me misionin e albinfo.ch si pltformë mediale e komunitetit shqiptar në Zvicër.

Basil Schader ka lindur më 19 tetor 1951, në Cyrih.

Schader u rrit në Cyrih; prindërit e tij ishin arkitekti Jacques Schader (1917–2007) dhe Eira Annemarie Schader-Berger (1919–2018). Pas diplomimit në shkollën e mesme, ai studioi filologji klasike në Cyrih dhe Tübingen, por i ndërpreu studimet në vitin 1973. Nga viti 1974 deri në vitin 1976, ai u trajnua si mësues i shkollës fillore në Kolegjin Kantonal të Trajnimit të Mësuesve të Cyrihut. Në vitin 1979, ai filloi të studionte gjuhën dhe letërsinë gjermane, arsimin dhe kritikën letrare në Universitetin e Cyrihut, duke përfunduar studimet e tij në vitin 1985 me një disertacion mbi didaktikun e gjuhës së Cyrihut Johann Jakob Redinger (1619–1688).

Nga viti 1987 deri në vitin 1989, ai ndoqi studime të mëtejshme në folklor/etnologji evropiane, të ndjekura në vitin 1999 nga një program mësimi në distancë në gjuhën dhe letërsinë shqipe në Universitetin e Tiranës, të cilin e përfundoi me doktoraturë në vitin 2005.

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 75?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për presidente, Vjosa Osmani…