Deschamps tregon pse nuk e ftoi Eduardo Camavinga për Kupën e Botës
Trajneri i ekipit kombëtar të Francës, Didier Deschamps, ka komentuar mungesën e mesfushorit 24-vjeçar të Real Madridit, Eduardo Camavinga, nga skuadra përfundimtare e Francës për Kupën e Botës 2026.
Sipas Deschamps, ishte një vendim i vështirë, por i drejtë. “Camavinga nuk është në skuadrën e Kupës së Botës? Ai thjesht ka ardhur nga një sezon i vështirë, me pak kohë loje dhe lëndime të shpeshta. Ai është ende i ri. Duhet të bëj zgjedhje dhe të ndërtoj skuadrën. Por mund ta imagjinoj sa i zhgënjyer ndihet sonte”, ka deklaruar Deschamps.
Këtë sezon, Camavinga ka luajtur 41 ndeshje për Real Madridin, duke shënuar 2 gola dhe duke dhënë 1 asist. Në fillim të sezonit, Camavinga kishte pësuar një dëmtim në kyçin e këmbës që e la jashtë fushave për gati dy muaj në total.



