Elmira Nikçi-Rexha garon për deputete me numrin 53: LDK-ja synon ringritje të madhe më 7 qershor

16 maj 2026 | 09:02

Lidhja Demokratike e Kosovës, pas rikthimit dhe ribashkimit të disa figurave politike, përfshirë Vjosa Osmanin, ka përpiluar një listë që synon fitore në zgjedhjet e 7 qershorit. Në listën për deputetë janë përfshirë veprimtarë, intelektualë, burra e gra, djem e vajza që ndër vite kanë dhënë kontribut të çmuar për LDK-në dhe për Kosovën.

Në mesin e kandidatëve është edhe Elmira Nikçi-Rexha, vajza e Elez Nikçit, një prej bashkëpunëtorëve më të afërt të Presidentit historik Ibrahim Rugova. Ajo garon me numrin 53 në zgjedhjet e 7 qershorit.

Nikçi-Rexha është kuadër i ri, i propozuar nga Dega e Tretë e LDK-së në Prishtinë, ndërsa angazhimi dhe kontributi i saj kanë sjellë energji të reja pozitive brenda strukturave të partisë.

“Lista fituese e Lidhjes Demokratike të Kosovës përbëhet nga 110 përfaqësues të një ideje për Republikën; të një Republike me dinjitet, me institucione të forta, me zhvillim, me aleanca të palëkundura perëndimore dhe me qytetarin në qendër.

Një ekip që bashkon përvojën me energjinë e re, integritetin, profesionalizmin dhe përkushtimin ndaj Republikës.

Me njerëz që vijnë nga çdo anë e Kosovës, nga diaspora, nga jeta akademike, profesionale dhe qytetare; me gra e burra që besojnë se ky vend meriton më shumë qetësi, më shumë siguri dhe më shumë shpresë.

Ky është ekipi ynë. 7 qershori është dita e ringritjes së madhe!”, thuhet në njoftimin e kandidatëve nga kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori…