11 persona lëndohen në një aksident mes tri veturave në Prilep të Deçanit, Policia jep detaje

16 maj 2026 | 20:10

11 persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur ditën e sotme në Prilep të Deçanit.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ky i fundit ka shtuar edhe se në aksident janë përfshirë 3 vetura, dhe se, të aksidentuarit, sipas mjekëve, janë jashtë rrezikut për jetën.

“Sot rreth orës 18:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Prilep- Deçan, në këtë aksident ishin të involvuara tri vetura dhe si pasojë e këtij aksidenti njëmbëdhjetë (11) persona kanë pësuar lendime trupore, të njejtit janë dërguar ne spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor’’, ka thënë Rugova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Kubës 100 milionë dollarë…