Performanca e Izraelit shoqërohet me protesta në Eurovision 2026, ndërhyn sigurimi

17 maj 2026 | 09:41

Performanca e përfaqësuesit të Izraelit në Eurovision 2026 është shoqëruar me protesta dhe tensione brenda arenës në Vjenë.

Noam Bettan interpretoi këngën “Michelle” gjatë gjysmëfinales, ndërsa gjatë pjesës së parë të performancës në sallë janë dëgjuar thirrje protestuese “Ndalo gjenocidin” nga disa pjesëtarë të audiencës.

Sipas raportimeve të mediave lokale austriake, sigurimi ka ndërhyrë gjatë performancës dhe ka larguar fizikisht të paktën dy protestues nga arena “Wiener Stadthalle”.

Pavarësisht ndërprerjeve dhe atmosferës së tensionuar në sallë, Noam Bettan ka arritur të kualifikohet në finalen e madhe të Eurovision 2026.

Edicioni i 70-të i Eurovisionit është shoqëruar me polemika të shumta këtë vit.

Sipas raportimeve, Irlanda, Spanja, Holanda, Sllovenia dhe Islanda kanë bojkotuar konkursin, duke bërë që numri i vendeve pjesëmarrëse të zbresë në 35, shifra më e ulët që nga viti 2003.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkalla vjetore e inflacionit në muajin prill ka arritur në…