Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes Inspektoratit të Punës dhe Agjencisë së Punësimit

18 maj 2026 | 11:59

Inspektorati Qendror i Punës (IQP) dhe Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK) kanë nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të forcimit të koordinimit ndërinstitucional dhe avancimit të mbikëqyrjes në zbatimin e legjislacionit të punës, veçanërisht lidhur me lejet e punës afatshkurtra për shtetasit e huaj.

Kjo marrëveshje parasheh shkëmbim të rregullt të informatave dhe vendimeve ndërmjet dy institucioneve, me synim rritjen e transparencës, fuqizimin e mekanizmave të kontrollit dhe mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve migrantë, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mallorca e Vedat Muriqit ka marrë një tjetër goditje të…