Artan Behrami akuzon VV-në: Ka nisur lustrimi ndaj brezit të luftës
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj zhvillimeve politike në vend, duke akuzuar Qeverinë Kurti për, siç e quan ai, nisjen e një procesi të “lustrimit” ndaj brezit të luftës, lirisë dhe pavarësisë.
Përmes një postimi në Facebook, Behrami ka thënë se në 27 vitet e fundit është hequr dorë nga lustrimi dhe përndjekja e bashkëpunëtorëve të Jugosllavisë në Kosovë, ndërsa ka pretenduar se tashmë po ndodh e kundërta.
“Sot, 27 vjet më pas, pasardhësit biologjikë të komunistëve të amnistuar, që janë pozicionuar në Qeverinë Kurti, kanë filluar procesin e lustrimit ndaj brezit të luftës, lirisë dhe pavarësisë, që në thelb është anti-jugosllav”, ka deklaruar Behrami.
Ai këtë deklarim e ka cilësuar si një “çmontim nga foltorja e Kuvendit”, ndërsa ka publikuar edhe një video në Facebook lidhur me qëndrimet e tij.
Ky është postimi i plotë:
https://www.facebook.com/share/r/1CdC88PndL/?mibextid=wwXIfr



