Georgina Rodriguez shfaqet në Kanë me transformim të ri në pamje

18 maj 2026 | 14:12

Georgina Rodriguez tërheq vëmendjen në Kanë me transformim të ri dhe paraqitje elegante në tapetin e kuq.

E fejuara e Cristiano Ronaldos u shfaq me flokë bjonde platini dhe një stil të veçantë gjatë ceremonisë “Kering Women in Motion Awards 2026”, duke pozuar në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Kanë.

Ajo u shfaq me një kombinim elegant veshjesh dhe bizhuterish luksoze, përfshirë unazën e fejesës me diamant, shkruan DailyMail.

Paraqitja e saj e re me ndryshim në stilin e flokëve u bë menjëherë temë diskutimi në media dhe rrjete sociale.

Georgina u shfaq në një moment të rëndësishëm të festivalit, ku morën pjesë shumë emra të njohur të showbiz-it ndërkombëtar.

Ajo është gjithashtu fytyra e re e një fushate të madhe mode, duke vazhduar të forcojë praninë e saj në industrinë e modës dhe reklamës.

Georgina, e cila jeton në Arabinë Saudite me Cristiano Ronaldon, vazhdon të jetë një nga figurat më të ndjekura në rrjetet sociale dhe në eventet ndërkombëtare të modës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur një mori shkeljesh në…