Protesta e studentëve shqiptarë në Shkup, policia maqedonase bllokon kufirin Kosovë – Maqedoni
18 maj 2026
| 15:42
Policia e Maqedonisë së Veriut (RMV) ka ndërprerë krejtësisht qarkullimin e personave dhe automjeteve në kufirin me Kosovën, pas rënies së sistemit të regjistrimit të hyrje-daljeve.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se kjo situatë ka shkaktuar “kolona të gjata” dhe ka rekomanduar përdorimin e pikave alternative kufitare Stançiq-Bellanovc ose Glloboqicë.
“Policia e RMV-së ka ndalur krejt qarkullimin – hyrje/daljet e personave, veturave dhe autobusëve”, është thënë në njoftim.
Bllokimi ka filluar në orën 13:40. Qytetarët mund të kontaktojnë QKMK-në në numrat 045198000, 045198606 ose falas në 080050095.



