Gjendet i vdekur një burrë në Ulpianë të Prishtinës
Një burrë është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili ka bërë me dije se rasti është raportuar rreth orës 14:30.
“Rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Pllana.
Sipas policisë, hetimet kanë nisur menjëherë në koordinim me prokurorin e shtetit, ndërsa autoritetet po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe ekzaminuese për të sqaruar rrethanat e rastit.
Për momentin nuk janë bërë të ditura detaje shtesë lidhur me identitetin e viktimës apo shkaqet e vdekjes.



