Gruda i PDK-së: Kosova po ballafaqohet me një qeveri abuzuese dhe logjikë antishtetërore (video)
18 maj 2026
| 16:26
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se Kosova është duke u ballafaquar me një qeveri abuzuese dhe me mendësi autoritare.
Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe lideri i saj, Albin Kurti nuk e kuptojnë demokracinë.
“Tash e sa vjet ballafaqohemi me një qeveri abuzuese, mendësi autoritare dhe logjikë anti-shtetërore nga një njeri e një parti që thjesht nuk e kupton demokracinë. Por, nuk do të lejojmë të shkatërrohet shteti që u ndërtua me aq shumë mund e sakrificë”, ka shkruar Gruda në mbishkrimin e një videoje të publikuar në “Facebook”.



