“Këto lista mund të përmbajnë lëshime teknike të cilat do të plotësohen. Në rast se ndonjë kandidat apo subjekt politik vëren ndonjë gabim, mund të kërkojë përmirësimin e tij përmes përfaqësuesit të autorizuar, në emailin: [email protected]”, bënë me dije KQZ-ja në njoftim.

Listën e kandidatëve për deputetë, mund ta gjeni KËTU.

Në mbledhjen e mbajtur më 16 maj, KQZ certifikoi 902 kandidatë për deputetë të 21 subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.

Kandidatët e certifikuar përfaqësojnë 17 parti politike, 3 koalicione dhe 1 kandidat të pavarur. Nga ky numër i përgjithshëm i kandidatëve, 593 janë burra dhe 309 gra.