Agim Çeku poston foto me Ramush Haradinaj: “Bashkë për gjithmonë në mbrojtje të atdheut”
19 maj 2026
| 02:07
Ish-kryeministri dhe gjenerali i UÇK-së, Agim Çeku, ka publikuar një foto simbolike duke shtrënguar dorën me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj.
Në postimin e tij në Facebook, Çeku shkruan:
“Bashkë jemi edhe në këto zgjedhje. Bashkë do të jemi gjithmonë në mbrojtje të Atdheut, Lirisë dhe vlerave të demokracisë.”
Fotoja tregon të dy liderët ulur në një ambient tradicional, duke u shtrënguar dorën me buzëqeshje, në sfond me simbole kombëtare shqiptare dhe elemente dekorative që i referohen historisë ushtarake.
Agim Çeku në këto zgjedhj mbanë numërin 10 dhe kandidon si deputet nga radhët e AAK bashkë më Ramush Haradinajn.



