Kuvendi i RMV-së miratoi Ligjin për Ndihmën për të Rinj, 3.000 denarë për të rinjtë deri në 23 vjeç
19 maj 2026
| 08:37
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi disa ligje, përfshirë Ligjin për Ndihmën për të Rinj, me të cilin të rinjve deri 23 vjeç të punësuar në fushat e prodhimit do t’u paguhet një ndihmë në shumë prej 3.000 denarësh.
Deputetët mbështetën gjithashtu Ligjin për Ndryshimet në Ligjin për Zonat e Gjelbra Industriale, i cili e sjell atë në përputhje me Ligjin për Organizimin dhe Punën e Organeve të Administratës Shtetërore (ZORODU). Ndryshimet, siç u shpjegua, ndryshojnë disa terma nga ligji ekzistues në përputhje me zgjidhjet e reja ligjore.
Kuvendi miratoi vendimin për dërgimin e një pjesëtari të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian “ALTEA” në Bosnjë dhe Hercegovinë.



