Punëtorëve të MABCO-s nuk u lejohet vazhdimi i punimeve në Aeroportin e Vlorës
19 maj 2026
| 08:59
Kanë vazhduar edhe sot tensionet në Aeroportin e Vlorës.
Mëngjesin e kësaj dite, punëtorët e MABCO-s që zotërojnë 98% të aksioneve, nuk janë lejuar t’i vazhdojnë punimet nga 2A Group, e cila zotëron 2% të aksioneve.
Situata e njëjtë ka ndodhur edhe të hënën (dje), ndërsa sot të pranishëm janë edhe forca të shumta të policisë.



