Berisha: Krijimi i xhandarmerisë s’duhet të ndodhë, Kurti e ka qëllimin ta kontrollojë pushtetin

19 maj 2026 | 16:03

Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës,  ka reaguar lidhur me deklarimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për krijimin e një xhandarmërie, duke thënë se kjo gjë nuk duhet të ndodh dhe se e njëjta nuk do të ndodh.

Berisha ka akuzuar Kurtin se po tenton të krijojë njësi që ta kontrollojë pushtetin dhe se shteti ndërtohet me institucione profesionale

‘‘Mirëpo, na kemi tendencë këtu të një njeriu që don me rujt pushtetin, edhe është autokrat. Do të thotë në shtetet, me tendencë të autokracisë, komunizmit, këto janë instrumente të frikshme të kontrollit të shtypjes. Qashtu qysh i ka kap krejt institucionet, qashtu don me kap edhe është njësi para-ushtarake, me ndikim direkt politik. Qëllimi është me bë një njësi me kontrollu pushtetin, tendenca dihen tash hapur. Kjo nuk duhet me ndodh, kjo nuk do të ndodh. Hala s’kemi stabiliteti as politik, as ekonomik, përçarja është e madhe’’, ka thënë mes tjerash Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë pas aprovimit të marrëveshjes për pranim…