Rama në Korenë e Jugut, diskuton për bashkëpunimin në teknologji dhe turizëm
20 maj 2026
| 11:33
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar me homologun e tij të Koresë së Jugut, Kim Minseok.
Përmes një postimi në “Facebook”, Rama ka thënë se në këtë takim u fol për 35-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve.
Pos tjerash, sipas kryeministrit shqiptar, në takim është diskutuar edhe për ngjashmëritë e historive të dy vendeve dhe bashkëpunimin e mëtejshëm, me fokus teknologjinë, Inteligjencën Artificiale dhe turizmin.



