Vdes një foshnje në Komunën e Obliqit, policia po heton rastin
20 maj 2026
| 11:30
Një foshnjë është dërguar pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prelluzhë të Oiliqit, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor, ndërsa policia ka bërë me dije se rasti është duke u hetuar.
“Plemetin, Obiliq 19.05.2026, 08:25. Është raportuar se në QMF, Prelluzhë është sjellë pa shenja jete viktima f/k, foshnje, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, është thënë në raportin 24-orësh të policisë.



