Haradinaj: Në qeverisjen e Ardian Gjinit, fermerët do të jenë në qendër të vëmendjes dhe mbështetjes institucionale

20 maj 2026 | 15:25

Gjatë vizitës në fermën bujqësore të Muharrem Hotit dhe Imer Durakut, në kuadër të aktivitetit “Korr e ha n’katun” në Krushë të Madhe është vlerësuar nga afër puna dhe përkushtimi i madh i fermerëve në zhvillimin e bujqësisë vendore.

Gjatë kësaj vizite, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka prezantuar planet qeverisëse të Ardian Gjinit për sektorin e bujqësisë dhe mbështetjen që do të ofrohet për fermerët në të ardhmen.

Ai ka ritheksuar se në qeverisjen e Ardian Gjinit, fermerët do të jenë në qendër të vëmendjes dhe mbështetjes institucionale, me synim fuqizimin e prodhimit vendor dhe zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë në vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidati për…