MOTËRMADHJA
MOTËRMADHJA
(1946 – 2025)
(Me rastin e NJËVJETORIT të kalimit në Amshim)
Motër Madhja jonë TAIBE,…
Oh, ç’mall ke lënë Ti tek ne!
Tokëjena tashmë të mori në gji
Ëndrrat tona u shprushën, ç’çudi?!
Rëndë, më rëndë se plumbi, ikja Jote
Mbetëm në gand nëpër mote…
Askurrë Ti s’u mplake, provë e Re
Dhuratë e t’Madhit Zot, Ti ishe për ne!
Jemi rritur tok pa NËNË, Ti e zëvendësoje
Askujt s’iu bëmë barrë, Ti na inkurajoje!
Jeta jonë ishte me 999… Sakrifica
Oh, ç’t’llahatarshme ato batica e zbatica?!
Nëntëdhjetë e nëntë rrathë… ne nëpër shtigje
Ëndrrat tona Ti i bëje ura mbi brigje
Ti s’ishe vetëm MOTËR, ishe edhe NËNË
Aq e terr tok – ne tre si yje e Ti si HËNË
Ishim ne si katër zogj… pa kllockë
Bukë kur na jepje, na thoshe: “Merrni loçkë!”
Eh, MOTËR, MOTËRMADHJA jonë, TAIBE…
Jemi rritur falë Teje, pa asnjë hile!
Ah, ç’mall ndjejmë…, seç na digjka malli…
Hija Jote na shoqëron kudo edhe për së gjalli!
Arsye Drite Ti, për ne kudo ku jemi
Ditënatë e natëditë në mendje Ty të kemi!
Emrin Tënd e kemi Diademë Përjetësie
Lule Kujtimi në Vatrën tonë fëmijërie!
Ishe dhe mbete për ne SIMBOL – Rreze Dielli
Urata jonë: “Trupi Yt… n’Tokë, Shpirti… n’lartësi Qielli!”
Prishtinë,
maj 2026
Vëllezërit:
S & XH JAHA



