Behrami: Nëse dikush nga Guxo ose LV-ja ia dëshiron dënimin Thaçit, atëherë një gjë të tillë ia dëshiron edhe Rexhep Selimit
21 maj 2026
| 16:57
Kandidati i PDK-së për deputet, Artan Behrami, ka komentuar qëndrimet e LV-së dhe partisë Guxo ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Ai ka bërë me dije se nëse dikush nga Guxo ose LV-ja ia dëshiron dënimin Hashim Thaçit, atëherë dënimin ia dëshiron edhe Rexhep Selimit.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ua ka rikujtuar pushtetarëve për çka akuzohen çlirimtarët.
“Krerët e UÇK-së akuzohen për “ndërmarrje të përbashkët kriminale”. Kështu që, nëse dikush nga Guxo ose LV-ja ia dëshiron dënimin Hashim Thaçit, atëherë dënimin ia dëshiron edhe Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit dhe Kadri Veselit”, ka shkruar Behrami



