Uran Ismaili: Bedri Hamza promovon stabilitet dhe bashkëpunim, vetëm me të mund të ndalet kriza në Kosovë (VIDEO)

21 maj 2026 | 17:43

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe numri dy në listën e kësaj partie për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, Uran Ismaili, ka thënë se qytetarët janë lodhur nga kriza politike dhe problemet që, sipas tij, kanë përfshirë sektorët kryesorë në vend.

Ismaili tha se 7 qershori është mundësi për ta ndalur këtë krizë dhe për t’i dhënë Kosovës një drejtim tjetër, përmes kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.

Ai e cilësoi Hamzën si figurë që promovon stabilitet, bashkëpunim dhe konsensus, duke thënë se Kosova ka nevojë për një kryeministër që di t’i bëjë palët bashkë dhe ta çojë vendin përpara.

“Bedri Hamza promovon stabilitet, është person që di të arrijë konsensus, di të bashkëpunojë dhe di t’i bëjë palët bashkë, në mënyrë që Kosova të ndryshojë dhe të ecë përpara”, tha Ismaili.

Sipas Ismailit, zgjedhjet e 7 qershorit lidhen drejtpërdrejt me temat që prekin jetën e përditshme, si rritja e çmimeve, ekonomia, arsimi, shëndetësia dhe diplomacia.

“Kemi krizë në shëndetësi, kemi krizë në arsim, kemi krizë në diplomaci dhe krejt kjo krizë ka rastisur të ndodhë në kohën e qeverisjes së Albin Kurtit”, tha Ismaili.

Video e plotë: https://www.facebook.com/share/r/18igPNxd4q/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skena më e madhe e futbollit mund të jetë gati…