Për një javë Prishtina do të jetë qendra e pingpongut ndërkombëtar
22 maj 2026
| 10:27
Për më shumë se një javë, Prishtina do të jetë qendra e pingpongut ndërkombëtar, me garat prestigjioze që kanë nisur sot në sallën e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Prej sot e deri më 25 maj mbahet “WTT Youth Contender Prishtina 2026”, ndërsa prej 27-31 maj “WTT Feeder Prishtina 2026”.
Prishtina do të mirëpresë rreth 600 pjesëmarrës nga 46 vende të botës, të cilët do të garojnë në ditët në vijim.
KOK-u ka përgëzaur PPK-në për organizimin dhe njëherit iu uron suksese garuesve tanë.



