Dardan Sejdiu i ashpër me Kurtin: Ky nuk është kujdes për qytetarin, kjo është blerje e votës

22 maj 2026 | 10:23

Analisti Dardan Sejdiu e ka kritikuar vendimin e Qeverisë Kurti për shpërndarjen e buxhetit të shtetit në prag të zgjedhjeve.

Ai ka vlerësuar se ndarja e nga 100 eurove për pensionistët, studentët, fëmijët dhe punëtorët e sektorit privat nuk është kujdes për qytetarin.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo është blerje e votës me paratë e qytetarit.

“Kosova ka nevojë për qeveri që ka ambicie për jashtë, e për punë të guximshme në zhvillim në Kosovë. Qeveri që punon katër vjet, jo për qeveri që shan, linçon, ndan, rrit çmime çdo ditë, kujtohet për qytetarin kur i afrohet dita e data e votimit”, ka shkruar Sejdiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Albert Krasniqi ka reaguar pas vendimit të Qeverisë në…