Hamza takohet me ambasadorin francez, bisedojnë për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe zgjedhjet e 7 qershorit

22 maj 2026 | 12:23

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet aktuale në vend, si dhe për përgatitjet drejt zgjedhjeve të 7 qershorit.

Hamza ka thënë se në takim me ambasadorin francez ka rikonfirmuar angazhimin e PDK-së për një proces zgjedhor në përputhje me standardet më të larta demokratike.

“Mirëprita sot në selinë e PDK-së ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, me të cilin diskutuam për zhvillimet aktuale në vend, si dhe për përgatitjet drejt zgjedhjeve të 7 qershorit. Diskutuam edhe për nevojën që Kosova të tejkalojë klimën e krizave të vazhdueshme, të cilat kanë ndikuar negativisht në gjendjen ekonomike dhe mirëqenien e familjeve kosovare. Rikonfirmova angazhimin e Partisë Demokratike të Kosovës për një proces zgjedhor në përputhje me standardet më të larta demokratike. E falënderova ambasadorin Guerot për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Kosovës në rrugëtimin e saj demokratik dhe euroatlantik”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka nisur protesta para objektit të Ministrisë së Mjedisit dhe…