Protestohet kundër ndalimit të shërbimeve ndërtimore në Rugovë

22 maj 2026 | 12:16

Ka nisur protesta para objektit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit për pezullimin e mallrave dhe shërbimeve ndërtimore në Rugovë.

Protesta po organizohet organizohet nën moton “Rugova nuk hesht – Rugova kërkon drejtësi!”.

Protestuesit po mbajnë pankarta në duar “Stop padrejtësive ndaj trevës së Rugovës”, “Zhvillimi nuk është krim”, “Rugova jashtë parkut”, e të tjera.

Ndërsa, është bërë e ditur se pas ministrisë protestuesit do të shkojnë tek Qeveria.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në…