Zyrtare: Guardiola do të largohet nga Manchester City
Pep Guardiola ka njoftuar zyrtarisht se do të largohet nga posti i trajnerit të Manchester City në fund të sezonit. Trajneri spanjoll ka publikuar një video në rrjetet sociale të premten, vetëm pak ditë para ndeshjes së fundit të sezonit në Premier League kundër Aston Villa të dielën. Guardiola ka qenë në krye të “Citizens” që nga viti 2016 dhe është bërë trajneri më i suksesshëm në historinë e klubit, duke fituar Ligën e Kampionëve, gjashtë tituj të Premierligës dhe shumë trofe të tjerë vendas. “Më mos më pyesni për arsyet pse po largohem. Nuk ka ndonjë arsye të veçantë. Por thellë brenda vetes, e di që ka ardhur koha ime”, ka thënë Guadriola. Sipas raportimeve, City pritet ta emërojë Enzo Maresca si pasues të tij. Ish-trajneri i Chelsea dhe Leicester City ka qenë më parë pjesë e stafit të Guardiolës si ndihmëstrajner në “Etihad Stadium”.



