Hamilton falënderon partnerët e NATO-s, publikon fotografi nga ura e Ibrit

22 maj 2026 | 14:29

Zyrtari i lartë i NATO-s, Kevin Hamilton gjatë vizitës në Kosovë ka qëndruar edhe në Mitrovicë nga ku ka publikuar fotografi duke e kaluar urën e Ibrit.

Nga atje, zëvendësndihmëssekretari i përgjithshëm për partneritete në Aleancën Veri-Atlantike ka shprehur mirënjohje për partnerët e NATO-s që shërbejnë në KFOR.

“Duke kaluar Urën e Mitrovicës me Kapitenin e Forcave të Armatosura Zvicerane Raemy të Ekipit Ndërlidhës të Monitorimit të KFOR-it në veri të Kosovës. Thellë mirënjohës ndaj partnerëve të NATO-s që shërbejnë përkrah nesh në KFOR”, ka shkruar ai në X.

Ai ka thënë një ditë më parë se NATO  i di emrat e atyre që e kanë kryer sulmin në Banjskë.

Bile nga Prishtina, Hamilton i ka bërë thirrje Beogradit që t’i vendosë para drejtësisë autorët e agresionit, si kusht për thellimin e marrëdhënieve NATO-Serbi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pritur me një ceremoni…