Kurtit në vitin 2021 thoshte se ekonomia nuk funksion me rritje pagash në fushata elektorale (video)

22 maj 2026 | 15:38

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dikur kritikonte qeveritë për rritje pagash në kohë fushate. Me ardhjen në pushtet, ai ka harruar këtë qëndrim.

Tani për çdo zgjedhje, ai ndanë ndan nga 100 euro për punëtorët e sektorit privat, pensionistët, fëmijët dhe studentët.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe sot.

Megjithatë në tetor të vitit 2021, ai kishte krejt tjetër qëndrim.

Aso kohe ai zotohej se më nuk do të kishte shpërndarje të buxhetit në kohë fushatash.

“Qeveritë e mëhershme i kanë rritur pagat me premtime elektorale, që mandej i kanë përmbushur pjesërisht ose aspak. Pra me premtime elektorale janë përpjekur të rrisin paga. Mirëpo ekonomia nuk funksionon asisoj, mund të funksionojnë dëshirat për pushtet. Mirëpo ekonomia nuk funksionon me rritje pagash në fushata elektorale, siç është bërë në të kaluarën. Me neve rritja e pagave do ta ndjekë rritjen e produktivitetit brenda rritjes ekonomike”, kishte deklaruar Kurti në tetor të vitit 2021.

Video mund ta shikoni: KËTU

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës dhe zyrtari i lartë i LDK-së, Avdullah…