Hykmete Bajrami publikon videon, mbrëmë e paralajmëroi se Kurti do të shpërndarë para “për të blerë vota”

22 maj 2026 | 17:06

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputete, Hykmete Bajrami ka thënë se mbrëmë e paralajmëroi se kryeministri në detyrë, Albin Kurti do të shpërndajë mjete para zgjedhjeve.

Në një shkrim në Facebook, ajo ka thënë se Kurti po tenton të blejë vota me para të buxhetit të shtetit, pak para 7 qershorit.

“Tash 100 euro/votë.

Mos harroni, këto janë paratë e juaja që ua ka marrë përmes inflacionit dhe meqë nuk i ka investu as në arsim, as në shëndetësi, as në infrastrukturë dhe as në ekonomi po u a kthen në këmbim të votës.

Kjo nuk është ndihmë. Kjo është skemë e korrupsionit publik”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan Xhevat Hasani Me datë 19 maj të këtij viti…