Gjini: Ferizaj, motor i zhvillimit ekonomik, bizneset vendore shtyllë e punësimit në Kosovë

22 maj 2026 | 20:17

Ferizaj po dëshmon çdo ditë se është një nga motorët kryesorë të zhvillimit ekonomik dhe ndërmarrësisë në vend, ka deklaruar kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryeministër, Ardian Gjini, gjatë vizitës së tij në këtë qytet.

Gjini sot vizitoi dy biznese të suksesshme vendore, prodhuesin e mobiljeve “Profil Star”, i cili punëson rreth 60 punëtorë, si dhe ndërmarrjen për përpunimin e xhamit “Loni Glass”, me 20 të punësuar.

Ai vlerësoi punën dhe përkushtimin e sipërmarrësve dhe ekipeve të tyre, duke theksuar se këto kompani janë shembull i qartë se si investimet vendore krijojnë vende të reja pune dhe forcojnë ekonominë e vendit.

“Puna e palodhshme e këtyre sipërmarrësve është shembulli më i mirë se si investimet vendore krijojnë vende pune dhe fuqizojnë ekonominë tonë,” u shpreh Gjini.

Sipas tij, mbështetja e bizneseve të tilla mbetet prioritet, pasi suksesi i tyre, siç tha ai, është sukses për gjithë shoqërinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së në Regensburg, Shqiptar Gubetini, gjatë një takimi…