Lladrovci i jep përkrahje PDK-së dhe Ajazit si Ushtrues detyre në krye të degës

22 maj 2026 | 22:16

Angazhimi ynë për fitoren e PDK-së në Drenas, është detyra jonë dhe do ta kryejmë me nder, ka shkrua kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcit, me rastin e emërimit të Driton Ajazit, Ushtrues detyre dhe shef të shtabit zgjedhor të PDK-së në Drenas.

Postimi i Lladrovcit në fb:

Drenasi ka qenë, është dhe mbetet i bashkuar!
Të gatshëm ta ndryshojmë Kosovën. Drenasi dje bastion i UÇK-së, sot bastioni pathyeshëm i PDK-së do të dëshmojë edhe një herë se misioni dhe vizioni i heronjve tanë të luftës dhe paqes na bashkon dhe sjell fitore.
Emërimi i Driton Ajazit Ushtrues detyre i Degës deri në zgjedhje dhe Shef i Shtabit zgjedhor për zgjedhjet nacionale, mori përkrahjen e plotë të Kryetarit dhe timen, për t’i thënë Stop krizës, për ta ndryshuar Kosovën.
Angazhimi ynë për fitoren e PDK-së në Drenas, është detyra jonë dhe do ta kryejmë me nder.
#StopKrizësNdryshoKosovën
#PDK125
#BedriHamzaKryeminister

https://www.facebook.com/share/1H4mNpKtzn/?mibextid=wwXIfr

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se…