Besa Ismaili-Ahmeti: Bedri Hamza i kthen punët në rend, hiquni llafeve të Albinit

24 maj 2026 | 21:26

Besa Ismaili-Ahmeti, kandidate për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës me numër 60, ka bërë thirrje për mbështetje ndaj kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, duke e cilësuar atë si “njeriun që punon dhe që i duhet vendit”.

Sipas saj, Hamza është lideri që mund ta stabilizojë Kosovën, të rikthejë rendin institucional dhe të normalizojë gjendjen në shoqëri.

Ismaili-Ahmeti ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ai “ka vetëm llafe”, ndërsa sipas saj qytetarët kanë nevojë për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie konkrete.

“Llafet nuk ua mbushin barkun qytetarëve, as frigoriferin dhe as shportën familjare. Mund të japin vetëm satisfakcion momental, por nuk sjellin zhvillim, integrim dhe prosperitet për vendin”, ka deklaruar ajo.

Në fund, kandidatja e PDK-së u ka bërë thirrje qytetarëve që më 7 qershor të votojnë “me mend dhe zgjuarsi”, duke mbështetur PDK-në dhe Bedri Hamzën për kryeministër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar pas deklaratës së…