77-shi i PDK-së, Besim Hoxha: Arsimi është investimi më i rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës

25 maj 2026 | 21:34

Në një bashkëbisedim të ngrohtë dhe konstruktiv me mësimdhënëse nga Ferizaj, kandidati për deputet Besim Hoxha i cili garon me numrin 77, në listën zgjedhore të PDK-së, diskutoi për sfidat dhe nevojat me të cilat përballet sot sistemi arsimor në Kosovë.

Gjatë takimit u trajtuan tema me rëndësi të veçantë, si kushtet në shkolla, ngarkesa e madhe e punës dhe nevoja për vlerësim më të madh të rolit të mësuesit në shoqëri.

Besim Hoxha theksoi se investimi në arsim nuk duhet parë si shpenzim, por si investimi më i rëndësishëm për të ardhmen e vendit.

“Mësimdhënësit tanë meritojnë respekt, mbështetje dhe dinjitet në punën e tyre të përditshme, sepse mbi punën e tyre ndërtohet e ardhmja e brezave të rinj”, u shpreh ai.

#NdryshoKosovën

#PDK125

#BedriHamza1

#BesimHoxha77

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka rrëfyer…