Kandidatja e AAK-së për deputete, Albana Bytyqi, uron qytetarët për Kurban Bajramin

26 maj 2026 | 21:58

Kandidatja për deputete e AAK-së me numër 6, Albana Bytyqi, ka uruar qytetarët për festën e Kurban Bajramit.

Ajo përmes një mesazhi në ‘Facebook’ ka shkruar se respekt për secilën grua e vajzë që edhe në lodhje gjen forcë të kujdeset për familjen, sofrën dhe atmosferën e festës.

“Sonte, në shumë shtëpi të Kosovës, gjyshet, gratë dhe vajzat tona janë zemra e përgatitjeve për festën e Kurban Bajramit. Me përkushtim, dashuri e sakrificë ato mbajnë gjallë ngrohtësinë familjare dhe bukurinë e traditave tona. Respekt për secilën grua e vajzë që edhe në lodhje gjen forcë të kujdeset për familjen, sofrën dhe atmosferën e festës. Gëzimi i Bajramit fillon pikërisht nga duart dhe zemra e tyre”, ka uruar Bytyqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar për pritjen që…