Vrasja e rëndë në Mitrovicë, viktima dhe i plagosuri vëllezër – Prokuroria jep detaje të tjera

28 maj 2026 | 10:43

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Mitrovicë, ku një person  ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra me një armë të ftohtë – thikë. Në të njëjtin incident, është plagosur edhe vëllai i tij.

Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili, me vendim të prokurorit kujdestar për Krime të Rënda, është dërguar në mbajtje.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka dalë me detaje të tjera për rastin. Sipas Prokurorisë, viktima ka marrë plagë në fyt. Prokuroria thotë se brenda afatit të paraparë ligjor, për të dyshuarin do të paraqet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se mbrëmjen e 27 majit 2026, në Lagjen e Romëve në Mitrovicë, ka ndodhur një vrasje e rëndë, ku si pasojë e plagëve të marra në fyt nga një armë e ftohtë – thikë, një person i gjinisë mashkullore ka humbur jetën, ndërsa është plagosur edhe vëllai i tij.

Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari dhe, me vendim të prokurorit kujdestar për Krime të Rënda, i njëjti është dërguar në mbajtje.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person ka vdekur në orët e mbrëmjes të së…