Trumpi kërkon që fytyra e tij të vendoset në kartëmonedhën 250 dollarëshe

29 maj 2026 | 09:31

Projekti më i fundit i presidentit të SHBA-së, Donald Trump është vendosja e fytyrës së tij në monedhën amerikane.

Shtëpia e Bardhë po i kërkon Kongresit që të miratojë një kartëmonedhë prej 250 dollarësh me portretin e presidentit. Kështu ka deklaruar sekretari i thesarit të SHBA-së, Scott Bessent.

Por që kjo të ndodhë, do të kërkonte ndryshimin e ligjit federal që ndalon çdo person të gjallë të shfaqet në monedhën amerikane.

Në një konferencë për shtyp të enjten, Bessent tha se projektligji do të ishte në shenjë festimi të 250-vjetorit të pavarësisë së vendit dhe se thesari ka filluar tashmë përgatitjet për mundësinë e monedhës së re. Por Bessent tha se thesari do të i përmbahet ligjit dhe se gjithçka varet nga Capitol Hill.

Legjislacioni do të kishte nevojë për një shumicë të thjeshtë në Dhomën e Përfaqësuesve të kontrolluar nga republikanët, por nuk ka gjasa të sigurojë 60 votat e nevojshme në Senat, ku republikanët mbajnë 53 vende.

Hakeem Jeffries, demokrati më i lartë i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, reagoi menjëherë propozimin.

“Kapërceje veten. Përvjetori i ardhshëm i 4 korrikut nuk ka të bëjë me një mbret që aspiron të bëhet. Ka të bëjë me festimin e udhëtimit amerikan”, shkroi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
ChatGPT ka prezantuar një funksion të ri që lejon përdoruesit…