Ish-këshilltari ‘godet’ Kurtin: Panjollëve të UDB-së po u jep poste të rëndësishme shtetërore

29 maj 2026 | 16:10

Driton Talin, ish-këshilltar i Albin Kurti, e ka kritikua ashpër ish-shefin e tij.

Ai ka theksuar se lideri i LV-së po i privilegjon pinjollët e UDB-së.

Tali ka shkruar në “Facebook” se Kurti ata i ka futur në listë për deputet e po ju jep poste të larta shtetërore.

“Bashkimi Kombëtar! Dikur Hashimi pinjollët e UDB-së i mbante rreth vetit. E Albini edhe në listë të deputetëve i ka futë, bile po u jep edhe poste të rëndësishme shtetërore. Kjo është bashkim kombëtar në vepër, jo veç me fjalë!”, ka shkruar ai.

Tali për një kohë të gjatë kishte bashkëpunuar me LV-në dhe Albin Kurti.

Në zgjedhjet e vitit 2017 ai ishte pjesë e listës së LV-së për deputet, kurse në vitin 2019, Kurti e kishte emëruar si këshilltar politik për çështje të koordinimit të SHERPA dhe zbatimit të Planit Shumëvjeçar të Veprimit për Zonën Ekonomike Rajonale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsenali ka hyrë fuqishëm në garë për transferimin e yllit…